Basha: Përkeqësimi i lirisë së medias, pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë

Basha: Përkeqësimi i lirisë së medias, pasojë e nismave

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medieve në vend.

Basha shkruan përkeqësimi i lirisë së medias në vend ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë.

Basha: Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias! Kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike. 

Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë. Ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standardet evropiane.

Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për anëtarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve evropianë.


EMISIONET