Basha: Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese

Basha: Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese

“Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese”, kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para qytetarëve në fjalimin hapës të protestës së opozitës.

Basha: Orët e ditët e ardhshme laku do të ngushtohet sepse e keqja ka rënë në gropën që ka bërë tash sa vite për shqiptarët e thjeshtë. Edi Rama është i pashpresë. Pazare me opozitën nuk do të ketë. Harresë për krimet nga shqiptarët nuk do të ketë. Rruga e vetme është: në burg hajdutët e votave, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese.
Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa çliruar një herë e mirë votën tuaj.
Orët e ditët e ardhshme laku do të ngushtohet sepse e keqja ka rënë në gropën që ka bërë tesh sa vite për shqiptarët e thjeshtë. Edi Rama është i pashpresë. Pazare me opozitën nuk do të ketë. Harresë për krimet nga shqiptarët nuk do të ketë. Rruga e vetme është: në burg hajdutët e votave, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese.

Ndërsa pak me pare Basha u shpreh se “30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit që janë aty pse protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë me turp ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe rilindjes së krimit. Rama ik! 
Këto mesazhe të qarta dhe të prera dua ti bëj të qarta për këdo që nuk e di. Nuk ka më në Shqipëri, nuk do të ketë më në Shqipëri, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë më në Shqipëri, proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës, ky është standardi i Perëndimit. Tik taku i ores se Edi Rames po mbaron ne cdo kancelari te Europes dhe perendimit. Asgje nuk  e shpeton dot Ramen nga verdikti i nje populli europian".


EMISIONET