Kryqëzohen rrugët, Basha e Mogherini takohen në aeroport

Kryqëzohen rrugët,  Basha e Mogherini takohen në aeroport

Ndryshe nga sa u tha më parë, kryetari i PD-së u takua me përfaqësuesen e lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. 

Takimi u mbajt në sallën e pritjes në aeroportin "Nënë Tereza", ku kryetari Basha u kthye nga vizita e tij në Gjermani, ndërsa Mogherini po largohej nga Tirana dhe do vijonte udhëtimin drejt Shkupit.

Ndërkohë në takimin që u mbajt para pak minutash me opozitën PD u përfaqësua nënkryetari Edi Paloka dhe deputeti demokrat Tritan Shehu.

Mogherini ishte në Tiranë për të dorëzuar progres raportin si dhe për të takuar liderët kryesorë politikë të vendit.  Në konferencën e përbashkët për median me kryeministrin Edi Rama, Mogherini nënvizoi se rekomandimi për hapjen e negociatave ka ardhur pas përpjekjeve të bëra nga të gjitha palët ndër vite. 

Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike ishte në Berlin ku zhvilloi takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Në këto takime, kryetari i opozitës ka argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetëvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.





EMISIONET