Basha refuzon ftesën e Ramës, sakrifikuam mandatet, rrogat dhe imunitetin

Basha refuzon ftesën e Ramës, sakrifikuam mandatet, rrogat dhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përjashtoi mundësinë e dialogut me kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se zgjidhja e vetme është largimi i tij dhe qeveria tranzitore. 

Pas një takim me kolegjin e kryetarve të Tiranës dhe deputetët që kanë dorëzuar mandatet në kuadër të përgatitjes së protestave dhe komentit të gazetarit "Nëse nuk dialogoni nuk do të gjeni zgjidhje" Basha u përgjigj: "Me kë të dialogosh me Rrajën , Qyrben apo me Vangjush Dakon?! Nuk bëhet fjalë për fatin apo përplasje mes partish por për fatin e shqiptarëve, demokratë e socialistë. Mund të vazhdohet më kështu?! Me një shoqëri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat, qindra miliona lekë të shqiptarëve dhe duke i gënjyer se ja dhe pak do hapim derën e integrimit.

 I pyetur për kandidatët që kan pranuar mandatet e deputetit, Basha tha: Nuk i trembemi asgjëje sepse tregon sa i kalbur është sistemi dhe ora e asamblesë së krimit ka ardhur. 

Nderkombetaret e touch down-  Basha ka një përgjigje dhe për ndërkombëtarët të cilët ishin kundër qeverisë tranzitore dhe djegien e mandateve.

Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në cdo vend të Europës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde tia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë.   Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch down dhe kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira.

Sakrifica- Basha flet dhe per sakrificen e opozites: Dorëzimi i mandateve i rrogave dhe i imunitetit është një sakrificë që opozita e bashku me qytetarët bën për të hapur rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë"

Nga ana e tij nga Lezha presidenti Meta nuk pranoi të komentonte deklaratat e Bashës por bëri thirrje "për bashkim reflektim për të parë larg. Të fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave

Ndërkohë  Kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi,  zhvilloi një takim me strukturat në Roskovec,  ndërsa deklaroi se dita e lirisë për shqiptarët nuk është larg. 

Opozita vijon takimet me strukturat në përgatitje të protestës masive të 16 shkurtit para kryeministrisë, ndërsa strukturat e Tiranës janë në gadishmëri për të protestuar para kuvendit sa herë të ketë seancë.



EMISIONET