Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se me Ramën nuk do ketë më marrëveshje si ajo e 17 majit 2017. Ai tha se objektivi i opozitës është ta largojë Ramën nga politika dhe ta cojë para drejtësisë.

"Marrëveshja e 17 majit ka mbarruar me zgjedhjet e 25 qershorit. Në mënyrën me absolute jo, nuk do ketë marrëveshje me Ramën. Objektivi i PD është largimi i Edi Ramës, jo thjesht si kryeministër, por edhe nga politika dhe çuarja para drejtësisë. 

Rama është në panik total, është në paranojë totale derisa shpalli edhe policinë e mendimit. 

Gjendja e Shqipërisë është e tillë që pa larguar Ramën do shkojë keq e më keq. 

Ne jemi të qartë dhe të vendosur, PD dhe unëe gjitha opozita jemi solidë nuk do shkohet më për një marrëveshje, do shkohet për ti dhënë rrugën e daljes, që është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij kryeministri", tha Basha në emisionin Zonë e Lirë me Arjan Çanin.

/Ora News.tv/