Basha: Për një muaj, Rama i dha 30 mln euro tendera kompanisë "DH Albania"

Basha: Për një muaj, Rama i dha 30 mln euro tendera kompanisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me kompaninë "DH Albania".

"30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA", shkruan Basha në tëitter.

Sipas Bashës në 5 vjet Rama ka vjedhur qindra miliona euro.

"Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë", thotë Basha.

Pas publikimit në mediat online se kompania shtetërore OST kishte lidhur një kontratë me vlerë 12 mln euro me "DH Albania", Ministria e Energjisë njofton se kompania e ka pezulluar në mënyrë të njëanshme kontratën.

Kompania "DH Albania" u përfshi në një skandal falsifikimi për përfitimin e tenderit prej 18 mln eurosh për ndërtimin e një loti të Unazës së Re në zonën e Astirit.

EMISIONET