Basha nga Vlora akuzon Ramën si hajdut: Ligji për Teatrin, akt i paprecedent

Basha nga Vlora akuzon Ramën si hajdut: Ligji për Teatrin, akt i

Paralelisht me seancën plenare në Tiranë, opozita  është mbledhur në Vlorë prej nga ku denoncoi aktin e vjedhjes së pronës publike me ligjin e Teatrit të ri.

Me Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin në krah, Lulzim Basha, tha se mazhoranca u kap në akt vjedhje me ligjin e Teatrit.

Basha: Ndërsa ne jemi mbledhur në këtë sallë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një mazhorancë e korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë 300 vjeçare të Europës.Edi Rama dhe hadutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një luftë delesh u kapën flagrant në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit special Rama-Fusha për grabitjejn e pronës publike dhe Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milion eurash. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që se kupton më që Edi Rama është hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cilit është të mbahet pas karriges për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit publike të shqiptarëve.

Kjo është tryeza e katërt e vendimeve të opozitës.

EMISIONET