Basha nga Shkodra: Protestat e opozitës do kenë si përfundim sakrificën e 2 prillit

Basha nga Shkodra: Protestat e opozitës do kenë si përfundim

Për Lulzim Bashën, situata aktuale në vend është e njëjtë me atë të vitit 1945, kohë në të cilën u instalua sistemi komunist. Në ceremoninë përkujtimorëve për nder të katër të vrarëve në 2 prill të 1991-shit, Basha tha se protestat e opozitës do të kenë përfundim të njëjtë me sakrificën e 2 prillit të 28 viteve më parë.

Basha: Në këtë 28 vjetor nuk tingëllon kurrë më aktuale sakrifica e 2 prillit sesa sot. Asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia, liria për të zgjedhur me votë dhe rrëzuar me votë qeverinë sesa sot. Në delir nga aleanca  e politikës me krimin, e krimit politik që vijon të përgjakë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likujdojë opozitën, se mund të bëjë edhe pa të dhe se mund ta marrë Shkodrën edhe pa zgjedhje, e mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje e në zgjedhë përsa kohë ti nevojitet, mundësisht përjetësisht.Kjo nuk ka për të ndodhur.Nuk ka vegla të verbëra, as gaz lotsjellës, as hafije, as aparat shtypës që mund të rikthejë qetësinë e kufomës politike të Rilindjes, trashëgimtares së denjë të krimit të 2 prillit 1991. Protesta madhështore e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve ka të njëjtin përfundim që pati sakrifica e 2 prillit, rrëzimin e diktaturës, triumfin e lirisë, triumfin e  demokracisë.

Nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit, Basha tha se sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një monstër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi.

Basha: 2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do reshtim së nderuari këtë datë.Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme se rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë, rrënjët e së keqes ushqehen me vesin, me krimin e pandëshkuar. Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një monstër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi.Kjo monstër është qeverisja me krimin e cila mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991. 2 prilli si bashkëjetëse e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, e parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet e përgjak qytetet tona, ka sot Kuvendin e turpit. Ne ikëm nga ajo strofull e krimit.Sot në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me 1945.

Duke iu referuar mazhorancës si shëmbylltyra e qartë e Partisë Komuniste, Basha paralajmëroi se protestat e opozitës do të kenë të njëjtin përfundim  të sakrificës së 2 prillit.

Basha: Gjithë Shqipëria po bëhet gati nën shembullin dhe lidershipin e Shkodrës ta përzërë regjimin e hajnit që po na turpëron përditë, po na largon Europa dhe po na degdis ndër shembuj që asnjëherë nuk kanë qenë shembuj për shqiptarët. Jemi sot të thirrur sërish nga historia për tu ngritur me sytë nga e ardhmja. Ne jemi në këmbë, Shkodra dhe Shqipëria janë në këmbë, kjo është garancia se do ta fitojmë këtë betejë pa pyetur për çmimin e sakrificës. 

Protesta e radhës e opozitës do të jetë të mërkurën përpara Parlamentit, dhe më pas në datën 13 prill.

EMISIONET