Basha nga Mallakastra: Farsa e 30 Qershorit vulosi fatin e Ramës

Basha nga Mallakastra: Farsa e 30 Qershorit vulosi fatin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me strukturat e partisë për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, kreu i opozitës ishte në Mallakastër.

Nga Mallakastra, Basha u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

Basha: 30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.

Basha vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

Më tej ai tha se “Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj.”

EMISIONET