Basha nga Gjirokastra: Sot kemi më pak mjekë se në kohën e dikaturës

Basha nga Gjirokastra: Sot kemi më pak mjekë se në kohën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me qytetarët e Gjirokastrës i ka ftuar ata të marrin pjesë në protestën kombëtare të 11 Majit.

Basha u shpreh se shëndetësia është në ditën e saj më të keqe, ndërsa theksoi se sot ka më pak mjekë për frymë se në kohën e diktaturës.

Basha: Shëndetësia ka ardhur në ditën më të zezë në kujtesën e njerëzve. Sot kemi më pak mjekë për frymë në Shqipëri se në kohën e diktaturës. Kemi listën më të ulët, më të vogël të barnave të rimbursueshme dhe këto barna në masën më të madhe janë falso, të sakduara  apo të ardhura nga origjina të dyshimta. Kemi 130 mijë nxënës më pak në shkollat tona, 45 mijë studentë më pak në universitetet tona.  Ky është kolapsi ku e solli Shqipërinë jo thjeshtë një njeri, por etja për pushtet e Edi Ramës që e çoi në prehrin e krimit të organizuar.  Ndryshimi politik që po vjen do ta bëjë të pamundur për çdo individ, për çdo forcë politike që të lidhë pakt me krimin e organizuar, që të mbetet peng tek kriminelët, te oligarkët.

EMISIONET