Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Fushë Krujë, ku ka biseduar me punonjësit të fasonerive.

Basha: ''Sa veta jeni detyruar të hiqni nga puna?''

Sipërmarrësi: '' I bie rreth 32 vetë.''

Basha: ''Këto shpeshherë janë dhe të vetmet që sjellin lekë në shtëpi.''

Mungesa e të ardhurave dhe papunësia ishin shqetësimet dhe denoncimet e bëra gjatë diskutimeve.

Basha: ''A u lodhët, në çfarë ore keni ardhur?''

Punonjësja: ''Në 7.''

Basha: ''Ke të tjerë në familje?''

Punonjësja: ''Po, vetë i katërti.''

Basha: ''Punojnë të tjerët?''

Punonjësja: ''Jo, vetëm unë jam në punë.''

Basha e vuri theksin edhe një herë tek masat që duhet të merrte qeveria për rimëkëbjen e ekonomisë.

Basha: ''Subvencion i drejpërdrejtë i pagave për punonjësit dhe paketë fiskale.''

/Ora News.tv/