Basha nga Durrësi bën thirrje për bashkim: Të përballojmë çdo të keqe

Basha nga Durrësi bën thirrje për bashkim: Të

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e Krishterë nga qyteti i Durrësit. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Basha bëri thirrje për bashkim, në mënyrë që të përballohet çdo e keqe.

Basha: Nga Kisha e Shën Palit dua ti uroj besimtarëve të krishterë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Krishtlindje të gëzuara. Kjo festë sjelltë besim, shpresë dhe iua mbushte zemrat me dritë gjithë shqiptarëve. Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata në nevojë, në veçanti për ata më të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar cdo të keqe dhe për të dalë në ditën e begatisë dhe bekimit të zotit.

EMISIONET