Basha në Shkodër: Transformimi do vijë me ndryshime kushtetuese e zgjedhore

Basha në Shkodër: Transformimi do vijë me ndryshime kushtetuese e

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha nga Shkodra se ka ardhur momenti që shqiptarët ti japin fund regjimit antipopullor të Edi Ramës. Duke e vënë theksin tek refuzimi që shkodranët i bënë 30 qershorit, Basha tha se ndryshimi dhe transformimi do të vijë me garanci kushtetuese dhe ndryshime zgjedhore.

Kryetari I Partise Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se 94 % e qytetarëve refuzuan, jo vetëm farsën e 30 qershorit, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës. Ndaj ai nënvizoi se tani është momenti kur I duhet dhënë fund këtij regjimi antipopullor, duke sqaruar se si duhet të vijë ky ndryshim.

Basha: Ky ndryshim s’mund të vijë me fjalë, por duhet të vijë me vepra dhe garanci. Duhet të vijë me ndryshime kushtetuese, me ndryshime zgjedhore, me ndryshime politike që do t’i paraprijnë një transformimi të thellë, në radhë të parë, të ekonomisë, që është plaga më e rëndë e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë dhe, po kështu, një transformimi të thellë, modernizues për vendin.

Më herët gjatë një takimi informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe Basha sqaroi edhe 3 arsyet përse shqiptarët e braktisën Edi Ramën në 30 Qershor.

Sipas kryedekoratit, qytetarët e kuptuan se 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë. Një tjetër arsye është ajo ekonomike, pasi vendi ka arritur në një pikë të paimagjinueshme. Dhe arsyeja e tretë lidhet me rezistencën e opozitës, çka ka sjellë edhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve.

EMISIONET