Basha mungon në pritjen e Metës, feston Pavarësinë në Shkodër

Basha mungon në pritjen e Metës, feston Pavarësinë në

Kryetari i PD Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në priten që organizoi kreu i shtetit Ilir Meta me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë. 

Basha ishte në Shkodrën për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me këtë rast. 

Basha shkruan në facebook se kjo ishte një mbrëmje speciale për të. Ai ka folur atje edhe per mediat lokale.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!

Faleminderit Shkodra!

Gëzuar 28 Nëntorin!”

EMISIONET