PD në shtator padit arkitektin danez te Teatrit Kombetar, skema "kick-back" e tenderave te Rames

PD në shtator padit arkitektin danez te Teatrit Kombetar, skema

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar. Gjithashtu deklaron se PD do të përgatisë dhe një padi për biznesmenin kroat që Basha thotë se fshihet pas faturimit elektronik të bizneseve.

Lulzim Basha: "Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG" Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza.

Në në bashkësedim me gazetarët, paraditen e sotme tek selia e PD-se, kryetari Basha denoncoi edhe një herë ata që i quan skema të "aferave korruptive" të qeverisë Rama për grabitjen e parave të shqiptarëve me tendera. 

Lulzim Basha: "Modeli që ai aplikon është fryra e kostos së projekteve publike, dhe marrja mbrapsht nga klienti, oligarku paratë mbi kosto. Në anglisht këto quhen skema kick-back (Ne shqip termi do te thote: E merr dhe ia kthen pjesën që të ka dhënë tepër) Të gjitha tenderat e Edi Ramës janë të tilla, fryj koston disa herë, jepja tenderin klientëve dhe ndaji paratë. Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët."

Kick-back e Rames 

"600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës."

- Rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back i Milot-Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun.

Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kotsoja e rrugës Thumanë - Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti I Thumanë Kashar.

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të dnahen midis Hjikurisë dhe Edi Ramës.Basha paralajmeron se me te ardhur ne pushtet do te nise auditimin e te gjitha kontratave

"Nje mafioz kroat pas tenderit te faturimit elektronik

Basha denoncon dhe kontratën për faturimin elektronik të bizneseve. Sipas Bashes tenderi eshte marre nga një biznesmen kroat të cilin ai e etiketon si "mafioz kroat" .

Lulzim Basha: "Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme. Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duhet të zëvendësohet më një kompjuter Ipad dhe program të ri që do të kushtojnë të paktën 250 euro hardware që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit progami kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milonë euro çdo vit. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tendër tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro.

Tenderi eshte vjedhur direkt nga Edi Rama. Ne e dimë se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë që diktuan së bashku me dy kompani shqiptare para bërjes të tenderit në zyrën e tij kushtet dhe termat me të cilat është bërë tenderi.

Dimë që mafiozi kroat ka urdhëruar sic ka dashur zyrtarë të shtetit shqiptar sa herë që ata kanë vonuar zbatimin e urdhrave të kryeministrit për ecjen përpara të këtij tenderi. Pasi tenderi fallco mbaroi, kompania shqiptare "Jehona" u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen i hetuar për pastrim parash në Kroaci: përmes atij që është dhe miku i mikut tjetër të Edi Ramës e këshilltarit të tij, Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci. E gjitha ka qellim vjedhjen e 170 milione euro per 10 vite"

Basha pershendet Meten

Kryetari i PD-së përshëndet vendimin e kreut të shtetit për kthimin në Kuvend të koncesionit për ndërtimin e Milot- Balldren.

"Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshemdes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun."

Auditim kontratave

Rama paralajmëroi se me të ardhur në pushtet do të kryejë auditim të gjitha kontratave. 

Lulzim Basha: 'Edi Rama jeton për të vjedhur, qeveris për të vjedhur dhe merr frymë për të vjedhur. Pavarësisht kërdisë që po bën me fondet e buxhetit, PPP-të, koncesionet,  taksat dhe detyrimet e jashtëligjshme që po planifikon për biznesin e vogël askush nuk do i gëzojë paratë e vjedhura. PD do të nisë menjëherë një hetim penal dhe auditim financiar të të gjitha kontratave dhe lejeve të dhëna nga kjo qeveri. Do të gjurmohet çdo burim parash dhe cdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata. Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve. Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqënie dhe luks, por jeni duke blerë burgun." 

EMISIONET