I pranishëm në Elbasan, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi biznesin e vogël në këtë qytet.

Sipas Bashës, biznesi në Elbasan është një krizë të thellë çka tregon qartë situatën ekonomike të banorëve të kësaj bashkie.

Ai shton se të gjithë bizneset konfirmuan njëzëri se qytetarët nuk blejnë më dhe për pasojë ka rënë xhiroja në masën 50 përqind.

“Xhiroja ditore ka rënë 50 përqind. Këto 3 vite të fundit, janë padyshim vitet e krizës së madhe të biznesit të vogël”, - thonë tregtarët.

Basha shton se në këtë kohë krize bashkia e Elbasanit u kërkon një më një taksat që nga qeveria u lajmëruan me bujë si të falura.

“Na tha që nuk keni taksa, e mbas para një jave na e prunë ata të bashkisë letrën të të gjitha taksave” – u shprehën qytetarët për Bashën.

Basha tha se gjendja duhet ndryshuar si e vetmja rrugë për të nxjerrë ekonominë nga kriza e thellë ku ka rënë.

“Në momentin që ju do keni një lekë në xhep, do filloj të xhiroj ekonomia, do ketë konsum. Përndryshe lekët do vazhdojnë të shkojnë te 5 njerëz, kriza që ka filluar do shkoj thellë e më thellë. Duhet ndryshuar gjithçka me themel, duhet nxituar konsumi, duhet rritur punësimi. Të bashkohemi të gjithë me votë dhe do ta heqim.”


/Ora News.tv/