Basha ne 360 grade: Xhisiela po dhunohet. Kam dyshimet e mia për nënkomisarin me azil

Basha ne 360 grade: Xhisiela po dhunohet. Kam dyshimet e mia për

Gazetarja Anila Basha, drejtoreshë e portalit newsbomb.al tregon dy aspekte të historisë së Xhisielës.

E ftuar në studion e “360 gradë” në Ora News Basha tregon aspektin moral dhe atë ligjor dhe nënvizon se padyshim që Xhisiela është nën presion.

Basha: Më duket se historia po percepiton se është shqepur në rastin konkret por cështja sic e shoh unë, ndoshta tani e sheh më mirë dhe opinioni publik me ndryshimet e deklaratave të Xhisielës, e cila padyshim i ka bërë këto ndryshime nën presion. Jam e bindur si vajzë, si grua për këtë gjë që është nën presion por kjo histori ka dy anë. Ka anën morale, ka dhe anën e vet ligjore që avokati e trajtoi dhe janë disa procedura në kodin e procedurës penale dhe se cfarë duhet të kishte ndodhur. Ajo gjendet nën presionin e atyre që e kanë dhunuar dhe unë mendoj se Xhisiela është një vajzë e dhunuar. 

Gjendet në dhunën tonë të përditshme sepse të shohësh përditë veten në ekran, nën presion, është dhunë. As Xhisiela, as motra, as nëna, asnjë nga fisi Maloku nuk besoj se janë të qetë. Është dhunë e madhe psikologjike, do apo s'do ajo, me hir a me pahir. Vetë ndërhyrja e rëndë politike në këtë gjë është një dhunë më vete duke mos i lënë në asnjë rast drejtësisë apo strukturave të bëjnë punën që nuk e kanë bërë. Por kjo është ana morale. Në rastin konkret jam e zhgënjyer. Në aspektin ligjor, kemi dështimin e strukturave të shtetit, qoftë dhe OPGJ-ve, oficerëve të policisë apo atyre që janë tallur apo atyre që kanë marrë rastin. Kam dyshimet e mia për nënkomisarin tashmë në azil që e kanë marrë dhe kanë bërë pazar me rastin.

 Kjo është mënyra si ka hyrë në kontakt me mediat."


EMISIONET