Basha mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike

Basha mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mirëpritur deklaratën e deputetëve gjermanë për situatën politike në Shqipëri.

Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, Basha konfirmon gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë.

"Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit" shkruan Basha në facebook.

Më herët edhe Rama përmes një postimi në Twitter, tha se është dakord me deklarimin e partnerëve gjermanë sa i përket dialogut pa kushte, ndërsa theksoi se koha është e pakët  dhe 30 qershori nuk është në dorën e tij.

Berlini apeloi për dialog dhe gatishmëri për të ndërmjetësuar. Një deklaratë e grupit parlamentar të CDU/CSU-së gjithashtu bën thirrje për protesta paqësore nga opozita dhe dënon aktet e dhunës, por po ashtu shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet si një propozim që duhet shqyrtuar.

Ndërkohë vendimi për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut thuhet se do të merret më 23 shtator.


EMISIONET