Kryetari i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se të arrestuarit nga protestat e opozitës janë tashmë të dënuar politik të një sistemi monist.

Basha: Mesazhin e dytë e kam për ata dhjetëra të shoqëruar nga protestat.  Dua tju them fare qartë se nuk jemi vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është shënuar jo thjesht në kujtesën e opozitës, por edhe në kujtesën e çdo shqiptari. Ju jeni të burgosur politik të një sistemi monist që i ka ardhur fundi. Ju siguroj se çdo e drejtë e dhunuar do të vihet në vend dhe dhunuesit tuaj do të vendosen para drejtësisë.


/Ora News.tv/