Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se krimi i blerjes së votave është i provuar dhe Ramës sipas tij, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart kundër ish-kryeministrit.

Reagimi i plotë i Bashës: Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. 

Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish-ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish-kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!

Reagimet:

Berisha: Ndal histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë

Rama: Deklaratat e Berishës për Bularatin, një pisllëk nga një materie e biodegraduar

/Ora News.tv/