Basha me tre vendime në Kryesinë e PD-së: Nuk do lejojmë zgjedhje fasadë

Basha me tre vendime në Kryesinë e PD-së: Nuk do lejojmë

Partia Demokratike ka hedhur hapin final drejt bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Basha mblodhi Kryesinë, e cila doli me 3 vendime të rëndësishme,  ndërsa thuhet se Partia Demokratike futet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për garantimin e standardeve, ndërsa angazhohet për të mos lejuar asnjë palë zgjedhje të tjera.

Lulzim Basha mblodhi ish-grupin parlamentar  dhe Kryesinë e Partisë Demokratike, e cila doli me 3 vendime të rëndësishme, duke shprehur qartë qëndrimin se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave”.

Krahas vendimit për të mos u regjistruar në zgjedhje, Partia Demokratike angazhohet për të mos lejuar zgjedhje farsë, por mënyra dhe instrumentat sesi arrihet kjo mbeten të pa qarta.

 “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Ky moment duket se po e çon opozitën drejt një marrëveshje politike. E për këtë qëllim kryesia mandatoi Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin për të negociuar me partitë aleate.

Marrëveshja mes opozitarëve ka për qëllim zgjedhje të lira dhe të ndershme përfshirë mandatin dhe detyrat e qeverisë tranzitore.

Për këtë qëllim edhe LSI mblodhi kryesinë dhe ish-grupin parlamentar

Luan Rama: Përpjekja e dëshpëruar dhe e dështuar e qeverisë për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që ka vendi, nga kriza e përgjithshme politike, kushtetuese, institucionale, parlamentare dhe e besimit. Natyrisht është vetëm një shenjë më shumë e krizës në të cilën gjendet vetë qeverisja e vendit, është një shenjë më shumë e dëshpërimit të saj, që vjen sa nga rezistenca, revolta dhe protesta qytetare aq edhe nga moria e një pas njëshme e skandaleve, të cilat me këtë qeveri janë të lidhur pazgjidhshmërisht.

Luan Rama tha se në kushtet ku ndodhet vendi qëllimi i vetëm i opozitës është ta çojë vendin në zgjedhje duke garantuar lirinë dhe ndershmërinë e tyre.

EMISIONET