Opozita zbret në terren, Basha: Rrezikojmë pandemi ekonomike, jemi me qytetarët

Opozita zbret në terren, Basha: Rrezikojmë pandemi ekonomike, jemi me

Pas akuzave të përditshme për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, opozita ka vendosur të zbresë në terren tek njerëzit.

Në takimin e së martës, koalicioni opozitar i mbledhur në sleinë e PD-së doli në përfundimin se pandemia e koronavirusit po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik.  

Në fillim të takimit, Kryetari i PD, Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqituara gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen. ” 

Pas takimit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri të ditur se po diskutohet një platform për daljen nga kriza

"Pandemia e COVID-19 që instaloi Rama në Shqipëri është pandemi ekonomike e cila ka shkatërruar ekonominë shqiptare dhe që është në ditët e saj më të mira. Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme për mënyrën e zgjidhjes së kësaj situate për t'i dhënë mundësi rifuqizimit të ekonomisë".

Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë.

Në mbledhjen e koalicionit opozitar, kreu Demokrat Basha u ka thënë aleatëve se është përgjegjësia e opozitës të jetë pranë qytetarëve.

EMISIONET