Basha mbështet shqetësimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Qeveria të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të

Basha mbështet shqetësimin e Dhomës Amerikane të

Kreu i PD, Lulzim Basha vlerëson se shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. Në një reagim në Facebook, Basha thotë se i ka kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë.

“Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës”, thuhet në reagimin e Bashës.

Pas shëndetit, thotë Basha, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë.

“Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë”.

Dhoma Amerikane e Tregtisë letër qeverisë: Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020!

EMISIONET