Basha: Mandatin e Ramës e kanë në dorë qytetarët

Basha: Mandatin e Ramës e kanë në dorë qytetarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se mandati i Edi Ramës si kyreministër është në dorë të shqiptarëve. Duke e lidhur me protestën e 27 janarit, kreu i demokratëve tha se nëse shqiptarët do të dalin në protestë Rama është i rënë.

" Kjo qeveri, kjo alencë e krimit me Edi Ramën në krye, është në dorën e njerëzve që të marrë fund. Nëse shumica e heshtur që janë në pajtueshmëri me këtë qeveri dhe del në protest, atëherë Rama është I rënë. A e mbyll Rama mandatin? Është në dorë të shqiptarëve.  Nëse ata vendosin që të vijnë në shesh, Edi Rama është i rënë. Jam i bindur se kjo nuk do të vonojë. Shqiptarët e bashkuar mundësojnë largimin e kësaj aleance të krimit në pushtet që mishëron personin e Edi Ramës. Është në dorën tonë siç e thotë kënga e famshme e John Lennon, për ta perifrazuar se ai thotë lufta merr fund kur doni ju, dhë unë dua tu drejtohem shqiptarëve që unë u them se kjo qeveri, kjo aleancë e krimit me Edi Ramën kryeministër që është shkaktari i krizë", tha Basha në një intervistë në emisionin "Fakt".

EMISIONET