Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan

Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të

Tërheqja e Prokurorisë nga çështja për pastrim parash ndaj tij, për Kreun e PD Lulzim Basha, tregoi se organi i akuzës pranoi se akuzat për lidhjet me rusët ishin të stisura. Pas takimit me të rinjtë e Krujës lideri i opozitës akuzoi Edi Ramën se po përdor Prokurorinë për të sulmuar kundërshtarët e tij politik.

"Vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339 që publikoi gazeta Bild. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme me të cilën u detyrua të gënjente opinionin  publik për dy vite me radhë. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.

90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat që i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës. Atë 10% që ka çuar dosjen në gjykate do ta çmontojmë në gjykatë vetëm përmes të vërtetës. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash, na akuzuan për për gjithçka që i duhej. E vetmja gjë që solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën", deklaroi Basha.

Por lidhje direkete me rusët, Lulzim Basha akuzon kundërshtarin e tij politik.

"Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është", tha Basha.

Ndërsa ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani shprehet për Ora News se akuzat janë politike dhe nuk bazohen në prova juridike.

Prokuroria e Tiranës ka çuar në Gjykatë Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin për falsifikim vulash, stampash dhe formularësh.


EMISIONET