Basha “leksion” studentëve si të ndryshojnë sistemin në Shqipëri

Basha “leksion” studentëve si të ndryshojnë sistemin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me studentë të  shkencave politike, foli për procesin e ristrukturimit, ndërsa tha se shtyllat kryesore të demokracisë si liria, meritokracia dhe konkurenca, do të aplikohen në këtë subjekt poltik. Basha tha se nën sistemin e ndërtuar nga qeverisja socialiste përpara ecin vetëm të korruptuarit, kriminelët dhe trafikantët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me studentë të  Shkencave Politike, ndërsa iu dha “leksione” se si ndryshohet sistemi, në të cilin tha  gjatë viteteve të qeverisjes socialiste përpara ecin vetëm të korruptuarit, kriminelët dhe trafikantët.

Basha: Si ndryshohet ky sistem? Duke bërë atë që shqiptarët kërkojnë duke shkuar në Europë: liri, meritokraci, konkurrencë; secili sipas meritës të ecë përpara. Këtë kërkojmë apo jo. Që kjo të ndodhë duhet të kemi një sistem politik që ka zgjedhje të lira dhe ku të zgjedhurit të japin llogari para zgjedhësve, jo para kryetarëve të partive dhe kryeministrave.

Liria, demokracia dhe konkurenca, janë shtyllat e një sistemi perendimor politik tha Basha, dhe pikërisht ky model sipas tij po implementohet dhe në Partinë Demokratike. 

Basha: Ky është edhe thelbi i ndryshimeve që po nisim në Partinë Demokratike, që në Partinë Demokratikë të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejtë i vullnetit të anëtarëve të Partisë Demokratike. Duke demokratizuar Partinë Demokratike, duke e bërë PD një parti totalisht të vlerave dhe të modelit europian ne së pari ndërtojmë një garanci për betejën që kemi përpara. Garancia është që PD me këto vlera siç i zbaton sot brenda shtëpisë, nesër do ti zbatojë në qeverisje.

 

EMISIONET