Basha: Largimi i Ramës i panegociueshëm, PDIU: Forcat politike të dialogojnë

Basha: Largimi i Ramës i panegociueshëm, PDIU: Forcat politike të

Një ditë pasi presidenti anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Lulzim Basha, publikoi një album me fotografi të protestës opozitare, ndërsa e shoqëron me mesazhin se largimi i Ramës, është kusht i panegociueshëm. 

Kryetari i opozitës thotë se  tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane. Pengesa e vetme për në Evropë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.

Ndërsa aleati i demokratëve, Partia për  Drejtësi Integrim dhe Unitet, tha se akti i presidentit është një mundësi e mirë për  dialog mes forcave politike

Doda: PDIU i bën thirrje të gjitha forcave Politike, që t’i udhëheqë arsyeja e paqja sociale, dialogu e kompromisi, si interes primar Kombëtar. Çdo rrugë tjetër do na çojë  në një situatë  të rrezikshme  për demokracinë, pluralizmin dhe interesin Kombëtar, që shqiptarët nuk na e kanë për borxh.

Doda,  tha se vetëm një qeveri transitore do të mund të  garantoje pas 30 vitesh zgjedhje te lira e të ndershme.

 

EMISIONET