Basha: Kur qeveria kapet duke vjedhur në Belgjikë, nuk ikin belgët azilantë

Basha: Kur qeveria kapet duke vjedhur në Belgjikë, nuk ikin

Gjatë takimeve në Berat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në vendet evropiane kur qeveria kapet duke vjedhur, nuk ikën populli por ministrat shkojnë para drejtësisë.

Basha: Në këtë moment, nuk është më qeveria e Republikës së Shqipërisë, nuk është qeveria e popullit. Kjo qeveri është qeveri peng e krimit. Me bashkimin tuaj më 16 mars, ju investoni që qeveria e ardhshme të jetë peng e qytetarëve shqiptarë, dhe të jenë qytetarët që vendosin nëse i ka plotësuar premtimet apo jo. Në Evropë kur kapet qeveria në Belgjikë duke vjedhur nuk ikin belgët azilantë, por bie qeveria dhe ministrat shkojnë në burg. Nuk do të ketë falje për ata që kanë grabitur paratë tuaja. Një ditë e re po agon për vendin tonë. 

EMISIONET