Basha: Kriza do zgjidhet mbi parime dhe jo mbi pazare

Basha: Kriza do zgjidhet mbi parime dhe jo mbi pazare

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur protestën kombëtare të së premtes një oqean të shpresës.

Në një postim në Facebook, tha se kriza politike në Shqipëri do zgjidhet vetëm mbi parime dhe jo mbi pazare.

Lulzim Basha: "Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen. Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme."

Ndërsa theksoi se 30 qershori do jetë varreza politike e Edi Ramës

Lulzim Basha: "30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi.

Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve."

EMISIONET