Basha: Krenar për Klevis Balliun, Rama ktheu burgun politik

Basha: Krenar për Klevis Balliun, Rama ktheu burgun politik

Nga Pogradeci, kryetari i PD, Lulzim Basha foli për arrestimin e Klevis Balliut. Basha tha se ai u arrestua me urdhër politik, pasi i doli në krah qytetarëve që sipas tij u dhunuan nga policia.

Basha: Na mungon dikush sot, na mungon sepse Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm sepse qëndroi në krah të qytetarëve që i dhunoi policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun. Mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të vendosur në krah të njerëzve dhe të kauzës sonë dhe ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën në 11 maj në Tiranë.

EMISIONET