Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e opozitës se largimi i kryeministrit Rama është i panegociueshëm.

Ai tha se zgjidhja e krizës kërkon konsensus politike, por ky konsensus nuk mund të arrihet me Ramën kryeministër.

Basha: Hapi i parë për zgjidhjen e krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin.

Realisht i mirëkuptoj ata që thonë; po kërkon shumë pak, se ky jo thjeshtë nuk duhet të jetë kryeministër, ky nuk duhet të garojë, ky duhet të jetë në burg. Dhe në fakt, në çdo vend europian, për secilin prej skandaleve që kanë ndodhur, ky duhet të ishte larguar prej kohësh, ky duhet të ishte para drejtësisë. Jo europiane, por në vende ballkanike!

Por kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Jo për ne! është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për ti shërbyer interest public. Gjithçka tjetër do ta shëndërrontë këtë, në atë për të cilën jemi akuzuar me të padrejtë: Në një pazar!

Nuk jemi këtu për pazar, nuk jemi këtu për pushtet. Jemi këtu për një transformim politik, i cili padyshim kërkon konsensus, dialog, kompromis, me të gjithë palët politike, por jo nën kujdestarinë e një përdhunuesi serial.

Edi Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Kjo është diferenca midis gjithckaje tjetër që ka ndodhur më parë në këtë vend dhe kësaj që ka ndodhur tani. Nuk janë thjeshtë raportet e OSBE-së, nuk është thjeshtë raporti I vetë qeverisë së tij, që ai bën sikur nuk e ka. Është provë zyrtare në çeshtjet e prokurorisë, se këto zgjedhje u diktuan nga krimi. Prandaj është ngutur të emërojë një prokuror të përkohshëm të paligjshëm, prandaj ngutet të kapë gjithë strukturën e prokurorisë. Ofron miliona për të mbyllur dosjen 339 dhe 184.

Në mënyrën më absolute dhe të prerë: Është e panegociushme largimi i Edi Ramës si kryeministër. Vetëm kjo i hap rrugë zgjidhjes politike, në të cilën, padyshim, ftojmë Partinë Socialiste të jetë pjesë përbërëse e kësaj zgjidhje dhe pastaj të transformimit politik, për të cilin luftojmë dhe qëndrojmë ne si opozitë dhe në veçanti unë dhe Partia Demokratike.


/Ora News.tv/