Basha: Kompania nga Elbasani me 90 tendera nyje e trafikut të heroinës

Basha: Kompania nga Elbasani me 90 tendera nyje e trafikut të heroinës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në replikë me kryeministrin për koncesionet në shëndetësisë, tha se shteti nuk përfiton asgjë pasi edhe investimet në infrastrukturën e sterilizimit janë paguar 15 mln euro nga shqiptarët. Ai hodhi edhe një akuzë për një kompani në Elbasan që ka përfituar 90 tendera dhe që sipas Bashës është nyje e trafikut të heroinës.

Basha: Shkalla më e rëndë e degradimit të një njeriu është kur i thotë gënjeshtrat pa iu dridhur buza, jo një, dhjetë por qindra mijëra shqiptarëve. Investimi tha ju mbetet shqiptarëve. Sterilizimi. Infrastrukturën e blen privati. Të thuash se e ka nga injoranca është një dalje e lehtë për Edi Ramën, të thuash se nuk e informonte kryehajduti i shëndetësisë do të ishte po kështu rrugëdalje. Se di unë që mbillet drogë, e ka fajin Saimiri. Investimi është bërë nga banka e Këshillit të Evropës. Është paguar nga taksa-paguesit shqiptar prej 15 mln euro. 

Nuk e ka falas. Kush e fitoi sterilizimin? Ndërtuesi me 1 mijë euro në Itali dhe fotografi me Ilir Beqajn dhe Edi Ramën dhe ia dha vetes së tij. Paratë që dalin nga buxheti i shtetit dhe paguan ky i ndan me muratorin e Bolonjës. Kjo është e vërteta. E di ky. Prandaj vjen këtu dhe vjell mashtrime nga më të çuditshme. Vetëm lekët në xhepin e tij justifikojnë broçkulla. Si funksionojnë koncesionet, ta thonë mjekët. Hapin 4-5 paketa. Për një operacion hapin 5-6 paketa sepse injorantët që ka marrë muratori i Bolonjës që i keqpaguan që të vijnë para sa më shumë në xhepin tënd, nuk dinë ti rendisin pajisjet. Sa më e madhe fatura, aq më shumë fiton ti. Nuk është as e ndërlikuar sa ajo vjedhja e famshme e Shalsit. Është vjedhje hasha.

Check-up falas? Falas? Po lekët që dalin nga buxheti? Sa i paguan Vilma Nushin? Burra me barrë, gra me prostatë, edhe me të vdekur. Sepse lekët t’i sjellë ty. Çfarë infrastrukture ka Vilma? Në ambiente publike, me punonjës publik dhe paketa që i shet 10 herë më shtrenjtë se në treg. Çfarë i mbetet shtetit? Burra me barrë, gra me prostatë. Duke qenë si bëjnë analizat kot, qytetarët detyrohen t’i bëjnë prapë.  

Rrisqet e koncesioneve të dhëna nga qeveria e mëparshme e ka privati. Koncesioni prodhon energji dhe shteti përfiton. Ti çfarë do t’i lësh shtetit? Pajisjen që ka përdorur muratori i Ilir Beqajt? Ke një përfitim ti nga krimi.

Cila kompani në qarkun e Elbasanit ka fituar 90 tendera, 20 mln euro nga të cilat 15 me negocim pa shpallje, dy tendera në muaj, çdo javë nga një tendër. Kush e ka këtë kompani? Pyete Qazon se ta thotë. Kjo kompani është pjesë e hetimit ndërkombëtar sepse përbën një nga nyjet e infrastrukturës së heroinës. E di? Po raportin e Këshillit të Evropës? Apo e nxori Top-Kazani dhe nuk merresh më.



EMISIONET