Basha kërkon hetim: Ku do pastroheshin 180 milionë eurot?

Basha kërkon hetim: Ku do pastroheshin 180 milionë eurot?

"Ku do pastrohen 180 milionë euro që përfitoheshin nga droga e kapur në Durrës?"  Me këtë pyetje doli sot para mediave,  kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se vendi është kthyer në bazë kryesore për furnizimin e Europës me drogë. Bëhet fjalë për vlerën në treg të 613 kg kokainë kolumbiane e cila u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit 2018 në Durrës.

Tirane- Shqipëria është kthyer në bazë kryesore për furnizimin e Europës me drogë. Kështu u shpreh kryetari i  Partisë Demokratike Lulzim Basha,  pas mbledhjes së grupit  parlamentar, dhe këtë sipas tij nuk e thotë opozita por Departamenti Amerikan i Shtetit apo agjencite e tjera ligjzbatuese evropiane

Lulzim Basha: Kjo qeverisje e ka kthyer Shqipërinë në një bazë të  krimit të organizuar në të gjithë Europën. Një strehë të sigurt të krimit të organizuar për të gjithë Europën.  Natyrisht, si në rastin e Xibrakës, edhe në këtë rast është arrestuar  shoferi, por jo bosët, aq më pak peshqit e mëdhenj dhe nuk mund të  arrestohen për sa kohë që në krye të qeverisjes është Edi Rama.

Krimi, poltika dhe biznesi janë bërë një, tha Basha, ndërsa u shpreh i bindur se një sasi prej 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës  nuk mund te kalonte pa garanci shtetërore.

Lulzim  Basha: Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte  tregtinë e kokainës me Kolumbinë, por edhe nga fakti i pranuar nga të  gjithë, se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike, pa mbështetje politike të nivelit më të lartë.  Ka marrë 97 ngarkesa nga Kolumbia, ky  biznesmen. Droga vinte nga Kolumbia, kokaina vinte nga Kolumbia, siç  vjen heroina nga Azia, dhe Shqipëria shërben si bazë për përpunimin,  paketimin, pastaj dërgimin drejt Gjermanisë, të vendeve  të BE-së.

Përveç se zone e lire për krimin, Shqipëria tha Basha, është kthyer edhe  në lavatriçe për  pastrimin parave të pista.

Lulzim Basha: Paratë e përfituara nga trafiku kriminal i drogës,  janë një kërcënim i jashtëzakonshëm për stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit. Së pari në bashkinë e Tiranës që është lavatricja kryesore e pastrimit të parave të drogës por dhe e të gjithë sektorëve të tjerë ku po pastrohen miliona euro.

Ekonomia po shkatërrohet, tha Basha pasi në këtë vend nuk po prodhohet asgje perverse droge, korrupsion dhe kriminalitet.  Zgjidhja e vetme sipas tij është largimi i  qeverisë.


EMISIONET