Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar listën e kandidatëve për kryetar bashkie, të bërë publik nga PS. Sipas Bashës, nëse do të zbatohej ligji i dekriminalizimit, ata kandidatë nuk do të pranoheshin.

Basha: Edi Rama i pashpresë po mundohet t'i imponojë shqiptarëve jo vetëm një proces fals, por kriminal. Kandidatët për kryetar bashkie përfshin nga kriminel me dosje kriminele, të cilët po të zbatohet ligji i dekriminalizimit nuk duhet të marrin pjesë dhe nuk duhet të ishin pjesë dhe nuk duhet të ishin as kandidatë dhe as kryetar bashkie, tek emërtesa të krimit të organizuar, të bandave kriminale të dosjes 339, 184, tek veglat e Ramës që kanë qenë pjesë të një sponsorizmi, kukulla të oligarkisë është një listë e zezë, nuk është një listë e socialistëve të ndershëm. Ky është tregues i krizës që ka mbërthyer PS, të cilës i uroj po kështu që përmes kësaj betejë të çlirohet nga krimi dhe të kthehet në mejdanin e politikës, nga kaushët e krimit ku e ka zhytur rilindja.


/Ora News.tv/