Një ditë pas protestës, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një bashkëbisedim me gazetarët, ku tha se vendi është në një situatë anormale.

Basha:  Jetojmë në një vend anormal me politikë anormale, me qeveritarë anormalë. Është shprehja që dëgjojmë thënë me fjalë edhe më të thjeshta se sa e them sot unë, nga shumica e njerëzve. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq  të shkëputur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi nga qeveria, nga qeverisja, nga politikëbërja, nga marrja e vendimeve.

Arsyeja është pikërisht filli që i bashkon të gjitha krizat, të 2 milionë e 800 mijë krizat e bashkëatdhetarëve, të bashkëqytetarëve të mi nga më të moshuarit, tek vogëlushët: Është humbja totale e drejtpeshimit që mban një shoqëri në bashkekzistencë, që e mban një shoqëri bashkë që bën të ndihen njerëzit pjesë të një komuniteti, të një familje të madhe, të një kombi, të një atdheu.

Kjo ka humbur për një arsye të thjeshtë. Sepse prej gjashtë vitesh vendi nuk qeveriset por sundohet dhe kur vendi sundohet, fatin nuk e ke në dorën tënde, fati nuk është në dorë të ligjit, fati është në dorë të një personi apo të disa personave që janë tërësiht jashtë kontrollit apo vullnetit tënd.


/Ora News.tv/