Basha i bëhet roje Teatrit: Qytetarët duhet të mbrohen me çdo mjet kur kanë përballë banditë

Basha i bëhet roje Teatrit: Qytetarët duhet të mbrohen me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u solidarizua me aktorët në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duke i vizituar rreth orës 22:30 pasi i priti në zyrë gjatë pasdites.

Paralelisht me vizitën e tij doli edhe lajmi se këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar shembjen e Teatrit.

Basha: Do të kaloj këtu orë të tëra sot dhe do të jem pranë tyre në vazhdim unë, drejtuesit e lartë të PD dhe gjithë opozita. Po mbrojmë shumë më shumë se një godinë, vijën e fundit para së cilës një popull i tërë ndodhen para diktaturës. Kryebashkiaku  është i paligjshëm i dalë nga proces ilegjitim. Këshilli bashkiak është i paligjshëm. Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës.

Kryeopozitari kërkoi nga qytetarët të solidarizohen për mbrojtjen e kësaj godine.

Basha: Jam këtu për të treguar solidaritetin tim personal dhe të gjithë opozitës dhe për tu kërkuar të gjithë qytetarëve të jemi solidarë për të mbrojtur një vijë të kuqe të demokracisë. Qytetarët kanë të drejtë të mbrohen me të gjitha mjetet. Kur shteti bie në dorë të banditëve dhe shkel ligjin dhe Kushtetutën siç po shkelet ligji dhe Kushtetuta këtu qytetarët mund të zgjedhin tu përgjigjen me çdo mjet.

Për Bashën përgjegjës për gjithë këtë bartërdi ëdhtë kryeminsitri Rama.

Basha: Që të ndalë kjo batërdi dhe vuatje është të largojmë shkaktarin një orë e më parë.

Përpara se Bashkia të vërë në lëvizje policinë e shtetit, Basha pati një thirrje për efektivët.

Basha: Shpresoj mos të bëhen pjesë e këtij skenari kriminal sepse shumë shpejt dhe jo vonë gjithëkush që merr pjesë në këtë skenar do të vendoset para ligjit. Për këtë kanë fjalën time dhe qëndrimin e prerë të opozitës.

I pyetur nëse si opozitë kanë menduar ta apelojnë në Gjykatën Administrative kalimin e Tetarit Kombëtar në pronësi të bashkisë, Basha tha:

Basha: Gjyqtarët janë nën presionin  e vettingut, reforma në drejtësi është në prag të vdekjes se vettingu vendoset në zyrën e Edi Ramës.

Po çfarë po bëhet me padinë kundër arkitektit të depozituar nga PD para 7 muajsh?

Basha: Për këtë duhet të pyesni prokurorinë e reformuar.

EMISIONET