Basha: Rama po e çon vendin drejt një përplasje të pashmangshme civile

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një fjalim të gjatë në protestë dha mesazhin e qartë se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Ai tha se këmbëngulja e Ramës për të shkuar në zgjedhje pa opozitën në 30 qershor, po e çon vendin drejt një përplasje civile.

"Rama sakrifikoi gjithçka tuajën për një qëllim, pushtetin e tij. Për këto arsye kërkon ta çojë vendin drejtë një përplasje të pashmangshme civile", tha Basha para protestuesve.

Basha tha se nuk kërkon pushtet në tavolinë, ndërsa tha se Rama nuk e përçan dot as opozitën dhe as shqiptarët.

PJESE NGA FJALA E KREUT TE PD-se LULZIM BASHA

Nuk duam pushtet në tavolinë

Gati jemi, sepse në këtë betejë ne nuk u futëm për të marrë pushtet, opozita e bashkuar si asnjëherë më parë dhe e bashkuar do të jetë drejt fitores për të hapur kapitullin e demokracisë së vërtetë evropiane. Ne prandaj u futën në këtë betejë duke u rreshtuar në krah të popullit dhe fitorja do ti takojë çdo shqiptari.

Ndaj as duam dhe as do të kërkojmë pushtet në tavolinë me Ramën. Ne jemi bashkë, nga i pari tek i fundit, nuk na përçan dot Edi Rama dhe krimi. Fundi i Tiranës po afron.

Por ne jemi të vendosur për ta bërë këtë fund të pakthyeshëm. Bashkë me Ramën do të përcjellim mundësin që tirani ti mbivendoset sovranit.

Basha prezanton propozimet e opozitës

Ndaj vëllezër dhe motra, dialogu kombëtar që do të përfshijë gjithë secilin prej jush, duhet dhe do ti japë fund jo vetëm kësaj krize por edhe tranzicionit të tejzgjatur. Propozimet tona po diskutohen kudo në Shqipëri.

-Një parlament të fortë që merret peng vetëm nga ju, që kontrollon qeverisjen me një apo dy dhoma. Me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo propocional me lista të hapura.

-Një president me kompetenca të plotë kushtetuese, drejtësi të pavarur që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin.

-Referendumi popullor si e drejtë e patjetërsueshme për të vendosur ju për çështjet që ju takojnë.

-Financimi i partive politike për të dekrtiminalizuar politikën për të bërë që as partitë dhe as zgjedhjet mos jenë preja e radhës e krimit të organizuar.

-Një paketë e fortë masash për ti dhënë fund krimit në Shqipëri për ti çuar aty ku e kanë vendin bashkë me politikanët që vodhën zgjedhjet. Rama ik!

Këto vendime do ti marrim bashkë siç i merr çdo popull i qytetëruar.

Unë e ndjej shpresën e re që ka lindur anë e mbanë Shqipërisë.

Vullneti juaj është dëgjuar.

Asnjë hap pas, Rama ik!

Basha i vendosur: Nuk tërhiqemi

Por beteja nuk ka mbaruar dhe ne jemi të vendosur dhe të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë për të mos lejuar aktorë ogurzezë. Prania jonë sonte në këtë shesh të tej mbushur, protestat e tejzgjatura, protesta në shi e në diell është paralajmërimi se ne nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi. Rama ik.

Duke ju shprehur mirënjohjen e thellë për qëndresën tuaj, ju kërkoj të vazhdoj të jemi të gatshëm në çdo minutë në çdo ditë, në çdo orë në ditët dhe javët e ardhshëm për të qëndruar kështu, të vetëdijshëm, se zëri juaj është dëgjuar.

Mirënjohës për partnerët ndërkombëtarë që rruga e Shqipërisë kalon vetëm përmes normave evropiane.

Zgjidhjet evropiane diktojnë largimin e shkaktarit të kësaj krize, që i hap i cili hap dialogun dhe i mundëson këtij vendi të përqafojë ëndrrën shekullore për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Mesazhi politik i Bashës: Liria e vdekje, demokraci a vdekje!

Ky mesazh është mesazhi i popullit evropian të Shqipërisë. Ky mesazh është shansi për zgjidhje të politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie. Kurrë nuk kemi qenë më të vendosur.

Liria e vdekje, demokraci a vdekje!

Le të jetë kjo mbrëmje  preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize përmes diktatit të normave të Evropës, pa asnjë kompromis për vlerat dhe normat evropiane.

Le ti themi se ora po troket, tik-tak.

Teksa i lëshoni këto mesazh, ju ftoj tani të më ndiqni me dritat e celularëve ndezur në një marshim, pa ndërprere.

Basha: Rama po e çon vendin drejt një përplasje të pashmangshme civile

Basha: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra, zëri juaj kumboi fortë në këto 3 muaj të bashkuar. Ai mundi propagndërn e shëmtuar të Ramës, ndali përpjekjën mafioze për ti fshehur realitetin e Shqipërisë, syve të botës dhe kjo vetëm falë pjesëmarrjes suaj. Për hërë të parë që nga nisja e kësaj beteje zëri juaj po dëgjohet dhe nuk do të ketë asnjë fund tëjteër përvec largimit të qeverisë së krimit. 

Mjerë ai që nuk ka veshë dhe nuk dëgjon. E dëgjoi e gjithë Shqipëria e bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka, nuk do të ketë, Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vëretët. Nga Londra tek Viena, politikanët dhanë dorëhejen dhe i rikthyen sovranit atë që i takon sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë zotër ndihen plitikanët e lidhur me krimin. Një grup njerëzish që i janë sulur pasurive tuaja. Ata ndjehen zotër dhe e shohin popullin si shërbëtor. 

Rama sakrifikoi gjithçka tuajën për një qëllim, pushtetin e tij. Për këto arsye kërkon ta çojë vendin drejtë një përplasje të pashmangshme civile. Artur Bushi, Tërmet Peçi nëse drejtësia nuk do të ishte  e kapur, do ti dënonte dhe hetonte. Në dosjen e 184 Pjerin Ndreu, Sako, Imeraj janë pjesëmarrës në skemën e shitblerjes së votave. Për pushtetin e tij, pasurinë e tij, Rama jo vetëm i ka mbrojtur hajdutët, por do ti gradojë në 30 qershor, bashkë më bashkëpunëtorët e tij. Kjo është alternativa e Edi Ramës dhe më fton mua dhe ne të kapitullojmë. Jepjani përgjigjën:Rama ik. Ta dëgjojë në Surrel dhe në cdo bunker ku futet. 

Mirënjohje kam sot për kurajon tuaj. Ne jemi popull i Europës dhe ne jemi njerëz që besojë të vlera dhe dinjiteti i njeriut. Ne bësojmë tek atdheu, demokracia, liria, ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë dhe Europën. Në orën vendimtare ku qytetarët e Europës i dejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh dhe të shohin se beteja po shkon drejt fitores. Dua të shpreh mirënjohje për miqtë përëndimorë që kanë folur në një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund zgjdhjeve kriminale. Zgjidhja politike kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe përdhunuesit serial të zgjdhjeve. Mesazhi ynë Rama ik.

Basha: Garanci për fitoren e betejës tonë, Rama ik

Basha: E paprecedentë, në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës tonë për shqipërinë si gjithë Evropa

Janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Evropa dhe gjithë Bota shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur kurrë.

Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri me një mesazh të vendosur. Të dëgjojë gjithë bota: Rama Ik

Ky është mesazhi i sotëm, tre muaj qëndresë, bashkim. Ky është mesazhi i qytetarëve të bashkuar, përtej dallimeve partiake, krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës së thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në Parlament, njeriun që për pushtetin e tij asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, kapi drejtësinë. Rama Ik

Njeriu që vodhi taksat e popullit dhe ia dha një grushti kriminelësh duke iu hequr bukën fëmijëve tanë, duke shpunësuar qindra e mijëra, duke i përzënë nga shtëpia si një kriminel ndaj popullit të vet. Rama ik!

Ky mesazh buron kudo. Ky mesazh është mesazh i çlirimit të qeverisë nga krimi, mesazhi i çlirimit të ekonomisë është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga një grusht horash që na kanë marrë peng të ardhmen tonë. Rama ik!

Basha: Zgjidhja e krizes kalon vetem duke u larguar shkaktari, Edi Rama

Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet ti thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit  dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik.




EMISIONET