Basha fton qytetarët në protestë te Unaza e Re, u lë takim në 18:00

Basha fton qytetarët në protestë te Unaza e Re, u lë takim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar vendim politik masën  e sigurisë 'arrest me burg' të dhënë sot nga gjykata e Tiranës për tre protestuesit e Unazës së Re.

Teksa ka ftuar qytetarët në protestë në orën 18:00, Basha akuzon Ramën se po tenton të mbulojë vjedhjen 40 milion euro me Unazën.

Basha: Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë.

EMISIONET