Meta: Çdo veprim drejt konfliktit e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva europiane

Meta: Çdo veprim drejt konfliktit e nxjerr Shqipërinë nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.i Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë dhe potencialin e thellimit të tyre veçanërisht në aspektin ekonomik.

Kreu i shtetit çmoi mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian dhe veçanërisht për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE.

Meta theksoi rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian vjeshtën e ardhshme, duke nënvizuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

 “Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, - theksoi Presidenti Meta gjatë takimit.

Me ministrin hungarez u takua edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi edhe një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe Duncan Norman.

EMISIONET