Basha: Dyfishohen përmbytjet në Shkodër, Rama injoron gjendjen e emergjencës

Basha: Dyfishohen përmbytjet në Shkodër, Rama injoron gjendjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se gjendja në rajonin e Shkodrës po përkeqësohet vazhdimisht dhe qindra familje janë të izoluara nga uji. Ai thekson se kryeministri dhe vartësit injorojnë kërkesën e përsëritur të kryebashkiakes së Shkodrës për të shpallur emergjencën.

Basha:  Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit.

Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.

Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.

Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE!

I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale.

EMISIONET