Kryetari i PD Lulzim Basha  e nisi ditën me një takim me bizneset dhe sipërmarrjet në zonën administrative nr.5, Tiranë.

 Basha akuzoi Ramen se i ka lënë  bizneset në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh

"Për fat të keq, qeveria,  në vend që të ishte në krah të biznesit, në krah të familjeve në nevojë, i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë sesa në Kosovë, është më e thellë sesa në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se vazhdon kështu, do të thellohet edhe më shumë. Do të jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin. Këtë, natyrisht, nuk e dëshiron askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë."

Kjo është arsyeja thotë Basha, se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e rënda në rajon.


/Ora News.tv/