Basha: Askush nuk është perfekt, përpiqem të mësoj nga gabimet

Basha: Askush nuk është perfekt, përpiqem të mësoj nga

Kreu i PD, Lulzim Basha pranon që ka bërë edhe gabime, por thotë se mundohet të mësojë nga gabimet që ka bërë.

Pyetje: Rudina Hajdari ditën e djeshme, ku thotë “mos e quani veten demokrat zoti Basha dhe mos besoni se im atë do të mbështeste veprimet tuaja sonte”. Ju a jeni penduar që e keni vendosur zonjën Hajdari në listat e Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Suksesi në jetë përcaktohet në të bërit e sa më pak gabimeve. Të bërit e sa më pak gabimeve në jetë, fatkeqësisht kalon nga të bërit e shumë gabimeve. Askush nuk është përfekt dhe unë përpiqem dhe mundohem të mësoj nga gabimet e mia dhe shpresoj që çdo vendim që marr bart me vete përmirësimin e gabimeve të bëra në të kaluarën. Kjo është deklarata sa i përket vendimeve të mia të mëparshme politike, por në rastin konkret unë nuk mund dhe nuk do të bëj asnjë koment.


EMISIONET