Basha: Arsimi i lartë, në krizën më të thellë në 29 vjet

Basha: Arsimi i lartë, në krizën më të thellë

Gjatë një tryeze me pedagogë të universiteteve publike, kreu i PD, Lulzim Basha tha se kriza e institucioneve të arsimit të lartë ka arritur kulmin.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS”, tha kreu i PD, Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ka një të ardhme për studentë dhe pedagogët shqiptarë ndryshe nga ajo që ka projektuar kjo qeveri . Vizioni ynë tha Basha është ta nxjerrim arsimin nga kriza që është futur.

"Partia Demokratike është gati për platformën në arsimin e lartë. Ato degë që premtojnë që të japin një hov të madh mundësive të punësimit, kryesisht në TIK apo që ka rëndësi të veçantë si është nevoja akute për rritjen e numrit të mjekëve, do të investohet më tepër. Ka një të ardhme për arsimin e lartë, për studentët, për pedagogët", u shpreh Basha.

EMISIONET