Basha akuza Ramës pas kthimit nga Gjermania: Po saboton SPAK

Basha akuza Ramës pas kthimit nga Gjermania: Po saboton SPAK

Menjëherë pas mbërritjes nga Gjermania kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në konferencën për gazetarët theksoi mbështetjen e marrë nga Partitë Popullore Evropiane. Madje sipas tij garanci janë dhënë për investime.

Basha: Kriza ekonomike në gjithë dimensionin e saj dhe rrugëdalja nga kjo krizë ekonomike ka qenë në fokus të takimeve, në fokus të bashkëbisedimeve që kam patur me krerët më të lartë të CDU-së dhe qeverisë federale në Lajpcig. Sikundër dhe vazhdimi i bashkëpunimit për të përfunduar së bashku një plan kombëtar strategjik për investime gjermane dhe investimet e huaja në Shqipëri si pjesë e planit tonë për të nxjerrë ekonominë nga kriza.

Kreu i PD-së kërkoi ngritjen urgjente të SPAK dhe BKH, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes as nismën anti- KÇK të propozuar nga Rama

Basha: Edi Rama ka vonuar pa asnjë shkak ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së, ndaj sot gjendemi me kriminelë që duhet të jenë në burg, por hanë e pinë me Edi Ramën nga mëngjesi në darkë, diktojnë tendera dhe koncesione. Prapa çdo koncesioni korruptiv ka një bandë kriminale me një kryebandit që është aleat politik i Edi Ramës, figura të njohura të krimit të organizuar.

Basha riktheu edhe një herë në vëmendje problemet në reformën e drejtësisë.

 Basha: Vendimet tona kanë qenë të drejta, maksimumi që mund të na akuzoni është se kemi qenë të parakohshëm. Duhet të kishim qenë pak më politik, më vetëshërbyes, më kopila. Duhet të kishim pritur të kishte shkuar keq gjëja dhe pastaj të thoshim shiko shiko. Ne thamë që në fillim mos e bëni. Pa djegien e mandateve askush në botë nuk do ta kuptonte gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi.

Për mediat, Basha kërkoi miratimin e reformës zgjedhore brenda dhjetorit.

Sipas tij, viti i ardhshëm duhet të jetë ai i përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e vendore në të njëjtën ditë.

EMISIONET