Basha zbulon 5 rregullat: Ja kush do ta bëjë vetingun e politikanëve

Basha zbulon 5 rregullat: Ja kush do ta bëjë vetingun e

Kryetari i Partisë Demokratike nëpërmjet një videoje iluestruese ka publikuar në facebook 5 rregullat kryesore të vetingut të politikanëve.

"Vettingu i politikes nuk do te behet nga politika dhe do te kete monitorim nderkombetar", thuhet në videon ilustruese të publikuar nga Basha. 

1-Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi

2-Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika

3-Vetingu i politikanëve do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare

4-Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë

5-Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.



EMISIONET