Basha: 3.4 mln eurot të një bande droge në Elbasan, Balla garant

Basha: 3.4 mln eurot të një bande droge në Elbasan, Balla garant

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për shumën e eurove të kapura një ditë më parë në Portin e Durrësit, duke thënë se Taulant Balla kishte garatuar hyrjen e atyre parave në vendin tone. Plani Ballës, tha Basha, u dekonspirua ndërsa sipas tij paratë janë të një bande trafikut drogës në Elbasan. Balla reagoi në facebook, ku shkruan se akuzat janë teatër babalesh.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  thotë se 3.4 milion eurot e sekuestruara në portin e Durrësit janë të  një grupi kriminal në Elbasan, ndërsa akuzon Taulant Ballën, duke theksuar se ai është  garant për transportin.  

Basha, tha se policia shqiptare, ka vepruar vetëm pas presioneve të partnerëve ndërkombëtar. 

Basha: Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar.Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjermania?
Basha: Kaq mund të them.

Po shkohet idesë së bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës?

Basha: Çfarë lidhje ka kjo "Toyota Yaris" dhe drogën e Taulant Ballës?

Jo marr shkas nga letra më e fundit

Basha: Të rrimë pak tek droga dhe krimi. E di që nuk është temë favorite as e PS, as e ndërtuesve, as e disa mediave.

Në seancën e fundit parlamentare, Basha foli për një shumë të konsiderueshme parash në një makinë tip "Toyota", duke akuzuar socialistët për para krimi. I pyetur nëqoftëse ajo deklaratë ishte dekonspirim, dha këtë përgjigje. 

Është dekonspiruar operacioni?

Basha: Sigurisht, është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe strukturave brenda policisë së shtetit dhe parlamentit shqiptar për të çuar këtë bashkëpunim me një nga bandat kryesore të drogës së Elbasanit deri në fund dhe për të futur miliona euro të drogës në Shqipëri. Kjo është dekonspiruar pa pikë dyshimi. Kemi një Ministër të Brendshëm, kokën e trafikut të drogë që del e shëtit me kalë se e ka liruar Edi Rama, kryeprokurori dhe kryegjyqtari aktual.

Kemi Ministrin tjetër që përpiqet të justifikojë vëllain e tij trafikant droge.Dhe tani kemi kryetarin e grupit parlamentar të PS, sekretarin e përgjithshëm të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Kanabisin ja kanë lënë gjynahqarëve, kanë kaluar tek heroina dhe kokaina, dhe tani tek pastrimi i parave të pista.
1 milion e 500 mijë euro ka qenë pakti.Të shohim sa është komunikata zyrtare e policisë dhe marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla.Ku do të shkojnë këto para?

Çfarë e lidh Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, Erion Veliaj përveç, Edi Ramës bosit të bosëve? Trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave. Gjithë zallamahia që bëhet për të rrëmbyer tokën e teatrit për të ndërtuar kullat, kullat do të ndërtohen për të pastruar këto para të krimit.

Reagon Balla: O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma

Partia Socialiste njoftoi një dalje për mediat të Sekretarit të Përgjithshëm Taulant Balla, por minuta më vonë dalja u anulua,  ndërsa përgjigjen ai e dha ne facebook.  

Balla: O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrengosh llastikun e brekusheve tërrenave, që të bien përdite në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit. Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve.

Paloka-Ballës: Jo Babale po Ballballe

Po në rrjetet sociale, me Taulant Ballën, replikoi nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Paloka: Jo Babale po Ballballe. është akuzuar direkt që të enjtën për një fakt që dje u konfirmua katërcipërisht , por heshti . Heshti të enjtën. Heshti dje . U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozitës .Asnjë fjalë për akuzën që i bëhet. Siç duket , siç ndodh rendom në raste të tilla, avokatët e kanë këshilluar tëheshtë, sepse mund të rendojë pozitën ku e kanë kapur.



EMISIONET