Barcelonë, Covid-19 që në mars 2019, shkencëtarët analizuan mostra të ujërave të zezave

Barcelonë, Covid-19 që në mars 2019, shkencëtarët

Nga Universiteti i Barcelonës vjen një zbulim tronditës. Nga analizimi i mostrave të ujërave të zeza rezultoi se koronavirusi ka qarkulluar që në mars 2019. Studimit nuk i është bërë ende oponencë shkencore, por ai ofron një model për të zbuluar kohën kur ka filluar të qarkullojë virusi. 

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar praninë e koronavirusit të ri në rrjetin e ujërave të zeza të Barcelonës që në mars të vitit 2019. Infeksioni ka qarkulluar në popullatë shumë më herët nga sa bota e mori vesh për ekzistencën e Covid-19, thuhet në një deklaratë të Universitetit të Barcelonës, më prestigjiozi i vendit.

Studimi u drejtua nga Laboratori i Virologjisë i universitetit në bashkëpunim me kompaninë publike-private Aigues de Barcelona, që menaxhon rrjetin e ujësjellës kanalizimeve të zonës metropolitane të Barcelona.

Studimit nuk i është bërë ende oponencë shkencorë, shtojnë autorët e tij në deklaratë.

Studimi nënvizon se "pavarësisht se COVID-19 është një sëmundje respiratore, shkencëtarët kanë gjetur sasi të mëdha gjeomi të kornavirusit në ujërat e zeza."

Që prej 13 prillit të këtij viti shkencëtarët kanë analizuar çdo javë mostra të ujërave të zeza të Barcelonës.

Duke analizuar praninë e koronavirusit në ujërat e zeza shkencëtarët zbuluan fillimisht edhe datën kur virusi mund të kenë filluar të shpërndahet nëpër popullatë.

Kjo i nxiti shkencëtarët që të analizojnë edhe mostra të ngrira të ujërave të zeza të Barcelonës të nga janari 2018 deri në dhjetor 2019. Analizat nxorën përfundimin e papritur të pranisë së gjenomit të SARS-CoV-2 që në mars 2019.

Nga koronavirusi i ri janë infektuar mbi 9.5 milionë vetë në mbarë botën që kur qyteti kinez i Wuhanit raportoi shpërthimin e epidemisë në fund të vitit 2019.

EMISIONET