Barcelona sfidon Realin për Hazard

Barcelona sfidon Realin për Hazard

Ai po kërkohet me ngulm nga Reali i  Madridit pasi konsiderohet si zëvendësuesi perfekt i Cristiano Ronaldos, i cili u transferua tek Juventus. Bëhet fjalë për sulmuesin belg i cili shkëlqeu në këtë Botëror, Eden Hazard.

Por rivalët e përjetshëm, Barcelona kërkon ti prishë entuziazmin madrilenëve duke dashur ta transferojnë në "Camp Nou" sulmuesin e Chelsea.

Sipas “Don Balon”, Barca po e rivalizon maksimalisht Real Madridin, për të marrë shërbimet e Hazard.

Tani për tani ajo që dihet është fakti se Hazard do të largohet nga Chelsea.

Hazard ka thënë që ekipi i tij i preferuar është Reali, por a ka futbollist në botë që s’do të donte të luante bashkë me Leo Messin? Të presim e të shohim në ditët në vijim...

EMISIONET