Barcelona pas Velës, Stoichkov: Do ishte spektakolare

Barcelona pas Velës, Stoichkov: Do ishte spektakolare

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri, pas largimit të Munir El Haddadi dhe Hristo Stoichkov beson se Carlos Vela do të jetë një goditje e madhe.

"Vela është lojtar që e njeh ligën spanjolle. Ai kishte lojëra spektakolare me Real Sociedad kështu që nuk do të jetë e vështirë për atë të përshtatet. Nëse shkon në Barcelonë atëherë ai do të jetë spektakolar nga ndeshja e parë. Nuk dyshoj te Carlos Vela. Nuk e di nëse Barcelona do ta dëshirojë atë vetëm për gjashtë muaj ose me një opsion blerjeje, por transferimi i tij në katalonjë do e bënte atë të rriste nivelin e tij të lojës".-tha ish-sulmuesi bullgar për mediat spanjolle.

Vela është aktualisht pjesë e Los Angeles, teksa ka qenë i lidhur me një lëvizje kredie në "Camp Nou" që prej kësaj merkatoje janari.

EMISIONET