Barcelona në kërkim të një sulmuesi, Sevilla lakmon Vecinon

Barcelona në kërkim të një sulmuesi, Sevilla lakmon Vecinon

Në Spanjë dëmtimi i Luis Suarez ka detyruar Barcelonën të hedhë sytë për një zëvëndësues të uruguajanit në repartin e sulmit. Emri më i lakuar së fundmi për të zbarkuar në Camp Nou është  lojtari i Alaves, Lucas Perez.

Sipas shtypit spanjoll, Federata Spanjolle i ka dhënë mundësinë klubit “blaugrana” të blejnë një lojtar që luan në Spanjë ose që është pa skuadër.

 Lucas Perez këtë sezon ka realizuar 8 gola me fanellën e skuadrës së drejtuar nga Asier Garitano.

Ndërkohë  Sevilla ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Banegas. Klubi andaluzian po vlerëson profile të ndryshëm lojtarësh për të përforcuar repartin e mesfushës.

Opsioni i parë i drejtorit sportiv, Monchi është Dani Ceballos, që aktualisht është i huazuar te Arsenali, nga klubi i Real Madrid.

23-vjeçari spanjoll nuk është e vetmja alternativë e klubit nga Ramon Sanchez-Pizjuan, pasi Monchi po vëzhgon nga afër edhe Matias Vecino, i cili nuk po kalon një periudhë të mire te Interi.

Marrëdhëniet e mesfushorit uruguajan me trajnerin Conte i ka të tensionuara dhe për këtë arsye mund të largohet gjatë merkatos së verës.

EMISIONET